Detaji që e tradhëtoi Ramën pas takimit me Merkel

Për të kuptuar më mirë atë që Edi Rama do të fshehë, është mirë të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të statuseve të tij. Sa ma ambigue të jetë fraza që krijon, aq më mundësi ka që aty të gjenen të vërteta që atij nuk ia thotë dot goja. Kjo ka ndodhur edhe me statusin që kryeministri botoi pasi doli nga takimi me kancelaren Merkel. Po të lexohet me vëmendje, vetëm një një fjali, në një të vetme përdoret gjastë herë me radhë fjala “KUSHTE”. Mendja të shkon automatikisht tek kushtet e reja që do i vendosen shqipërisë për hapjen e negociatave. Ja çfare shkruan Rama: “Sigurisht nuk bëhet fjalë për ta mbyllur procesin, por bëhet fjalë për të hyrë në një fazë të re, me kushte në çdo hap, sepse i gjithë procesi është i kushtëzuar, duhet të përmbushësh gjithmonë disa kushte për të shkuar një hap më tutje, pastaj disa kushte të tjera, pastaj disa të tjera dhe llogaritë tregojnë se të gjithë vendet që kanë kaluar në këtë proces, i cili është bërë gjithmonë e më i vështirë, për shkak se Europa, BE është bërë gjithmonë e më e ngurtë dhe ka hyrë në vështirësi të reja me vetveten, iu është dashur të përmbushin qindra e qindra kushte”.

Statusi i plotë/Rama reagon pas takimit me Merkel, e pranon që i kanë vënë kushte për negociatat
Mediat pranë opozitës kanë rreshtuar një sërë hipotezash me kërkesat e reja që i janë dorëzuar kryeministrit shqiptar në Berlin. Ato fillojnë që nga reforma zgjedhore, burgosja e “peshqve të mëdhej” nga SPAK e deri tek organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, këtë radhë të lira e të ndershme. Ndonëse asnjë burim i besueshëm nuk ka konfirmuar një listë me kushte që do të lidheshin drejtpërdrejt me integrimin, askush nuk mund të pohojë me bindje ekzistencën e tyre.
I vetmi detaj, i fortë dhe i pakundërshtueshëm gjendet në tekstin e ‘pafajshëm” të kryeministrit ku nuk është e vështirë të kuptohet se mbi shpinën e tij janë vënë objektiva jo të kollajta për tu realizuar.

Burime të shumta konfirmojnë se qeveria gjermane kerkon nje perqasje gjeopolitike per ti trajtuar ne bllok Maqedonine e Veriut dhe Shqipërinë, Por diferenca vihet re që ne letren/vleresimin e qeverisë gjermane drejtuar Bundestagut ku ndonëse për të dy vendet theksohet që është e rëndësishme të hapen negociatat, për Maqedoninë kërkohet një fillim bisedimesh (pra datë për konferencën ndërqeveritare që simbolizon nisjen e negociatave), ndërsa për Shqipërine shprehen parimisht dakord, por me permbushjen e disa kushteve (krahas 5 prioriteteve janë shtuar edhe kriteret qe kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe implikimet qe sjell raporti i porsapublikuar i OSBE/ODHIR). Burime nga Berlini bëjnë të ditur për Lapsi.al se në Bundestag, me gjase, Maqedonisë së Veriut do i jepet drita jeshile, ndërkohe që për Shqipërinë pritet nje PO e kushtezuar (sic ndodhi edhe vjet me kushte shtese te lidhura me zgjedhjet e klimen politike). Madje, siç ndodhi edhe qershorin e vjetshëm, nga Shqipëria pritet plotesim kushtesh për të shkuar tek konferenca e parë ndërqeveritaree BE dhe plotësim kushtesh për të hapur kapitujt e parë të negociimit.
Pra një kalvar i tërë, i lili më mirë se kudo është i prekshëm në frazën lapidare të kryeministrit të cituar më lart.