Dasmorët çifutë festojnë vrasjen e fëmijës palestinez (Foto)

Një video shokuese ka filluar të qarkullojë nëpër internet, ku shihen disa mysafirë të një dasme çifute duke festuar vdekjen e foshnjës palestineze që ishte djegur për së gjalli gjatë një sulmi në shtëpinë e tij, raporton DailyMail.

Videoja që besohet se është regjistruar gjatë javës së kaluar, është transmetuar gjatë të mërkurës në një televizion izraelit, ku shfaqen disa mysafirë të rinj në dasmë duke vallëzuar me armë dhe thika në Jerusalem, transmeton lajmi.net.

Por një mysafir i ri është bërë temë diskutimi, ku shihet në video duke vallëzuar me thikë në dorë, dhe duke mbajtur në dorën tjetër fotografinë Ali Dawabsheh 18-muajsh, derisa një tjetër mbante në dorë një bombë.

Foshnja Ali dhe prindërit e tij janë vrarë në shtëpinë e tyre në fshatin Duman ë Bregun Perëndimor, duke ua vënë flakën shtëpisë së tyre, derisa autoritetet izraelite e kanë cilësuar rastin si incident.

Dasma 2Dasma 3Dasma 4Dasma 5