Dalin rezultatet e testit të dytë për koronavirus të Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka rezultuar negativisht në testin e dytë për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur për CNN një zëdhënëse e kancelarisë për CNN të mërkurën, duke bërë të ditur se do kryejë detyrat e saj diplomatike nga shtëpia.

“Testi i dytë i kancelarës rezultoi negative. Ajo do vazhdojë të punojë nga shtëpia dhe nga atje do vazhdojë të testohet përsëri në fillim të javës tjetër”, konfirmoi zëdhënësja.

Kancelarja Merkel ishte izoluar pasi kuptoi se mjeku i cili i kishte ofruar shërbim mjekësor kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.