Sipas “Boston Globe” cili qytet mund të jetë një nga 7 destinacionet e 2016 (Foto)

Qyteti muzeal i Beratit renditet nga gazeta prestigjoze amerikane “Boston Globe” si një ndër 7 destinacionet që duhet vizituar në 2016.

Autori Christopher Muther, e vë theksin te infrastruktura në Shqipëri, rrugët e tmerrshme, transporti publik i çrregullt që sipas tij, ndonëse nuk i përgjigjen kërkesave, janë karakteristika që të shtyjnë më tepër ta vizitosh Beratin.

Autori e cilëson qytetin e lashtë një perlë të pazbuluar, ndërsa sugjeron se periudha më e mirë për ta vizituar është shtatori./Opinion/