Bolton në Ankara: Çfarë do të ndodhë me kurdët?

John Bolton, këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë ndodhet në Turqi për vizitë. Nga njëra anë ai do të qetësojë Ankaranë, nga ana tjetër të mbrojë kurdët. Një mision i vështirë thotë eksperti Serhat Güvenc.

Që nga koha kur presidenti amerikan, Donald Trump shpalli tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, në këtë vend kërcënon një ofensivë ushtarake turke kundër kurdëve, që ishin aleatë të amerikanëve në luftën kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik”. Fjala është sidomos për kurdët sirianë të YPG-së, krahun e armatosur të Partisë së Unionit Demokratik, PYD, që u themelua si dega siriane e Partisë Punëtore Kurde, PKK.

Në këtë kontekst zhvillohet vizita e John Boltonit në Ankara. Që më parë ai ka bërë të ditur, se Uashingtoni para tërheqjes së trupave kërkon garanci për kurdët që luftojnë në Siri. “Ne mendojmë, se turqit nuk duhet të ndërmarrin operacione, të cilat SHBA nuk i mbështet dhe që nuk janë koordinuar me SHBA.” Serhat Güvenc, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në Stamboll shpjegon për Deutsche Welle-n gjendjen aktuale dhe pasojat e mundshme të takimit: