“Big Brother”, çfarë fuqie i jep Ramës gjendja e fatkeqësisë natyrore

Mbrëmjen e djeshme Shqipëria hyri zyrtarisht nën regjimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, gjendje e shpallur me vendim të qeverisë.

Por çfarë nënkupton konkretisht shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore? Në thelb, anulimin e të një sërë të drejtash kushtetuese për qytetarët.

Në vendimin e mëposhtëm të bërë tashmë publik në fletoren zyrtare, qeveria Rama përcjell kufizimin e neneve 37, 38, 41, 49 dhe 51 të Kushtetutës së vendit, të cilat përkojnë pikërisht me të disa prej të drejtave bazike të qytetarëve.

Më konkretisht, qeveria tashmë ka të drejtë të kontrollojë banesën apo mjediset e kujtdo shtëpie pa nevojën e një procesi normal ligjor. Po e njëjta mund të thuhet për qytetarët, të cilët mund të kontrollohen kurdo.

Një tjetër e drejtë si ajo e lëvizjes brenda dhe jashtë vendit tashmë merr fuqi ligjore, duke u ndaluar. (Pavarësisht se deri më tani, qeveria e ka kryer karantinimin pa shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore).

Një sërë aspekte të së drejtës së pronës anulohen, pasi qeveria tashmë mund të shpronësojë apo të marrë prona edhe pa paguar.

Një e drejtë tjetër që preket është ajo e individit, konkretisht të drejtën e kujto për të fituar mjetet e jetesës me punë të ligjshme. Sot puna dhe kush do të punojë, është në dorë të qeverisë.

Për më tepër lexoni më poshtë vendimin e qeverisë mbi gjendjen e fatkeqësisë natyrore, i cili zgjat për 30 ditë.

VENDIM

Nr.243, datë 24.3.2020

PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE

Në mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 18, tëpikës 1, të nenit 19, dhe tëpikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur me vendimin nr.750, datë 27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, deri në30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Anëtar i KNEC-së caktohet dhe ministri i Shtetit pë Rindërtimin.

Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë të Kryetarit, përfaqësues të organeve të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mjekësisë e tëshëndetit publik dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie shëndetin publik dhe ndihmën humanitare.

Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështje të fatkeqësisë natyrore të shpallur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat e jashtëzakonshme, si më poshtë vijon:

6.1. Institucionet publike:

a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;

b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;

c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;

ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;

d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;

dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;

e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;

ë) të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;

f) të krijojnë dhe të sigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë masat parandaluese për të evituar infektimin;

g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;

gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.

6.2. Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:

a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;

b) të aktivizojnë dhe të organizojnë procedurën e karantinës për popullsinë e rrezikuar;

c) të organizojnë kontrolle të njëanshme të banesave dhe objekteve private për evidentimin dhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;

ç) të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;

d) të kufizojnë organizimin e grevave;

dh) të kufizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;

e) të japin ndihmën e parë ndaj personave të prekur nga virusi dhe të realizojnë transportimin e të prekurve për në qendrat spitalore ose në infrastrukturën e karantinës;

ë) të organizojnë procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.

6.3. Subjektet private:

a) të respektojnë procedurat dhe masat për karantinën;

b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes sëfatkeqësisë;

c) të përfshihen nëdetyra tëveçanta, nëpërputhje me përgatitjen, aftësitëdhe me nevojën për tëndihmuar nëkapërcimin e gjendjes sëfatkeqësisënatyrore;

ç) të mbyllin ose tëkufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre;

d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

6.4. Shtetasit:

a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve tëmbrojtjes civile, si dhe të ndjekin procedurat e kërkuara, nëmënyrëtëveçantëpër karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;

b) të informojnë lidhur me tëdhënat qëndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile nëpërballimin e gjendjes sëfatkeqësisë;

c) të përfshihen nëdetyra të veçanta, nëpërputhje me përgatitjen, aftësitëdhe me nevojën për tëndihmuar nëkapërcimin e gjendjes sëfatkeqësisënatyrore.

Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte, tëdala në zbatim të ligjit nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, dhe me aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar, mbeten në fuqi.

Ngarkohen Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe tëgjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama