Bien aksionet në tregjet botërore

Vlera e aksioneve në tregjet botërore është në rënie për shkak të shqetësimeve mbi gjendjen e ekonomisë kineze dhe vendosjen e mundshme të tarifave amerikane për makinat evropiane.
Aksionet e prodhuesve të makinave kanë rënë në 1.5 përqind pas deklaratës së përfaqësuesit të Komitetit të Financave të Senatit, Charles Grassley.

Ai theksoi se presidenti amerikan Donald Trump është “i prirur” të vendosë tarifa mbi importin e makinave nga Evropa në mënyrë që të sigurojë kushte më të mira për tregtinë e prodhimeve bujqësore.