Bie numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi, 57 viktima në 24 orët e fundit

Turqia ka vazhduar edhe sot të raportojë ulje në numrin e vdekjeve, vetëm 57 në 24 orët e fundit dhe në numrin e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fahredin Koca.

“Vendi regjistroi sot 1 977 raste të reja infektimi nga koronavirusi, duke e çuar këtë shifër në 133 721”, vuri në dukje ai, duke përmendur të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Koca shtoi, gjithashtu, se numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka arritur në 82 984