Basha zbulon se kujt i drejtohet ambasadorja Kim për tradhtinë e reformës në Drejtësi

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka folur për krizën politike në vend, ndërsa ka komentuar edhe dhunën e përdorur gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

I pyetur ne ABC për reagimin e Ambasadores Amerikane Yuri Kim, Basha theksoi se me deklaratat e saj ambasadorja i është drejtuar atyre që kanë plane për të konsoliduar kapjen e drejtësisë në një moment që drejtësia do të bëjë detyrën.

Gjithashtu Basha u ndal edhe tek kriza ekonomike, ndërsa theksoi se fermerët nuk janë ndihmuar me paketa nga qeveria. Basha u shpreh se e gjithë përpjekja për shembjen e ndërtesës është bërë për të marrë truallin ku ndodhej godina e teatrit.

Sipas tij teatri është vetëm një seri episodesh që tregon krizën e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Kryeministri Rama sipas tij nuk ka interes për Reformën Zgjedhore, ndërsa shtoi se pranon as ndryshimin e sistemit.

Ambasadorja amerikane u shpreh: nuk dua t’i besoj thashethemeve për marrëveshje për të vrarë reformën pas krahëve? Si e komentoni, kujt i drejtohet?

Basha: I drejtohet atyre që kanë plane për të konsoliduar kapjen e drejtësisë në një moment që drejtësia do të bëjë detyrën. Ata që i tremben 339 janë arsyeja e vetme pse shqiptarët kanë një paketë ndihmë më të vogël. Edi Rama zgjedh që shqiptarët t’i paguajë sa 1/3 që paguan i Kosova në këtë situatë pandemie, ndërsa oligarkët vazhdon ti paguajë njësoj.

Gjithashtu kryedemokrati Basha u shpreh se tashmë qeveria është në një marrëdhënie të pandashme nga mafia. “Kur merr kaparin ose do të bësh detyrën ose do të hash plumbin. Kanë marrë kaparin pjesën e tyre dhe dinë fare që do të rrahin qytetarët”, tha Basha.

Presidenti Meta thotë që me datën 8 prill ka dërguar një platformë të plotë me 14 pika, ju e keni marrë në datën 8 prill?

Basha: Nuk e kam marrë, por më ka njohur javën e parë të prillit me idenë e tij për këtë platformë.

I kam thënë që ka 15 pika të Bashkimi Evropian. Ky është udhërrëfyesi për opozitën e bashkuar. Nuk pres që Edi Rama të arrestojë dhe të çojë në burg Dakon me shokë. E ka thanë, nuk mi cakton departamenti i shtetit shokët mua. E vetmja pikë ku opozita do të bëjë sa të mundet për t’i garantuar shqiptarëve votën është Reforma Zgjedhore. Ndërsa qeveria dhe institucionet e tjera duhet të angazhohen për 14 pikat e tjera.