Basha: Të mbyllen të gjitha fasoneritë dhe call center-at

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka kërkuar që të mbyllen të gjitha fasoneritë dhe Call Center-at.

Sipas Bashës ky vendin duhet të merret menjëherë nga qeveria, pasi në këto biznese ka një numër të madh punonjësish dhe ndikon në pësrhapjen e Covid-19.

Ndërkohë, më herë kryeministri Rama tha në Abc News se këto dy biznese nuk do të mbyllen për shkak se kanë një impakt të madh në zinxhirin prodhues. Lidhur me këtë Basha tha mbyllja e tyre është një hap i vonuar dhe se Rama duhet të dëgjojë propozimet që vijnë.

Pjesë nga intervista:

Kreu i PD, Lulzim Basha: Është një arsye më shumë që gjithësecili prej nesh të bëjë atë që i takon. Kjo është kryesorja që sot i kam bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakoknshme. Të detajojë planin e bërë publik dhe të nisë menjëherë zbatimin e planin. Dhe të bëjë gati një plan tjetër që shuma e parave të destinuara ti dalë përpara zinxhirit ekonomik.

Së pari dua ti shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave të sotme. Të prekurit të kenë shërim sa më të shpejtë. Qytetarët të ndjekin pikë për pikë udhëzimet. Këto masa përbajnë një sakrificë, por janë të domosdoshme për të shpëtuar jetë njerëzish. Duhen zbatuar pa asnjë mëdyshje. Nga zbatimi i masave varet edhe fatura e krizës së jashtëzakonshme. Këto masa po sjellim përkeqësim të gjendjes ekonomike, ndaj dua të përsëris thirrjen e qeverisë që të mos vonojë detajimin e paketës të bërë publike. Dua ta përsëris, gjendja e fatkeqësisë natyrore përcakton disa detyrime, por më e rëndësishme është mbyllja me urgjencë e të gjitha bizneseve që punonjësit në masë punojnë në hapësira të mbyllura. Bëhet fjalë për call-center. Mbyllja e tyre është një hap i vonuar, ndaj kërkoj që si hap të parë nesh në mëngjes asnjë prej këtyre bizneseve të mos jetë i hapur.

Në tre momente që ju parmendët Rama ka pasur një përgjigje, cështja e fatkeqësisë natyrore tha është çështje kohe.

Kreu i PD, Lulzim Basha: Mendoj se nuk duhet humbur asnjë minutë. Duhet të ishte bërë prej kohësh, tashmë kemi mbi 100 të infektuar.

I është bërë një pyetje në Abc News dhe kryeministri Rama ka thënë se nuk do të mbyllen, se janë pjesë e hallkave të zinxhirit prodhues dhe do të kishte një impakt negativ. Kërkesa juaj që nesër mos të jenë, nga qeveria nuk ka një mendim të tillë.

Kreu i PD, Lulzim Basha: Kam një mendim ndryshe, por eshtë edhe i ekspertëve tanë. Kryeministri duhet të dëgjojë edhe cdo propozim që vjen. Duhet të dëgjojë çdo propozim që vjen për të marrë masat e domosdoshme në këtë gjendje të vështirësive të jashtëzakonshme. Këto biznese janë vatra të rrezikshme dhe hedh poshtë duke i mbajtur në shtëpi të izoluar dhe kryefamiljaret i mbyllim në një biznes të tillë. Fasoneria nuk është një biznes i sigurt. Ka më shumë se dy javë që kjo degë ka stopuar me njëra tjetrën në vendet e tjera. Nuk bëhet fjalë për aktivitete jetike për ekonominë.