Basha: Rama keqpërdori dialogun

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha përsëriti se nuk do të ketë dialog me Edi Ramën.
Basha theksoi se e ka provuar se marrëveshja që bëri me kryeministrin rezultoi e dëmshme për interesat e vendit dhe të shqiptarëve.

Kreu i PD-së tha se Edi Rama duhet të lejojë hetimin e dy dosjeve nga ana e Prokurorisë dhe të dëgjojë zërin e popullit, raporton Top Channel.

Basha shtoi se së shpejti do të nisë organizmi i zgjedhjeve primare në PD, duke marrë shembull modelin amerikan.

Por, Basha nuk preferoi të flasë për takimin me zëvendësambasadoren amerikane dhe as për deklaratat e kryeministrit Edi Rama bërë dje në Rai Uno.