Basha: Qeveria ka rënë, udhëheqim protestat qytetare

Pas takimit zyrtar me ministrin Bushati, ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Holandës, Stef Blok është ndalur edhe në selinë e Partisë Demokratike për t’u takuar me kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Ky i fundit, në një deklaratë për mediet në përfundim të takimit me politikanin holandez, tha se në Shqipëri nuk ekziston modeli europian dhe demokratik i qeverisjes.

“Këtu, një grup oligarkësh kontrollojnë të gjitha paratë e shqiptarëve. Opozita vendosi mbrëmjen e së mërkurës që të udhëheqë protestat qytetare. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë për t’i dhënë fund fasadës së Edi Ramës. Kjo qeveri ka rënë, sepse përfaqëson vetëm një interes fasadë të kryeministrit”, tha Basha.

Kryetari i opozitës deklaroi në fund se sezoni i protestave që do të nisë do të jetë një mundësi për t’u hapur me njerëzit.