Babë e bijë emigrantë, përfunduan të vdekur, të përqafuar brenda një bluze (FOTO)

Oscar Alberto Martinez Ramirez donte një jetë më të mirë për vajzën e tij të vogël Valeria – por në vend të kësaj ata do të kujtohen për të vdekur ndërsa përpiqeshin të kalojnë Rio Grande.

Bëhet fjalë për një ngjarje që përfundoi me tragjedi, për të cilën janë publikuar edhe disa fotografi prekëse, në të cilat ata shihen të shtrirë të vdekur në brigjet e lumit, derisa ishin përpjekur të hyjnë në SHBA, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur, ai futi vajzën e tij 23-muajshe në bluzën e tij dhe krahët e saj janë rreth qafës së tij, ndërsa ajo e mbërthente në momentet e saj të fundit.

Ramirez, nga El Salvador, ishte zhgënjyer kur nuk kishte qenë në gjendje të paraqiste veten tek autoritetet amerikane për të kërkuar azil.

Kështu të dielën ai vendosi të provonte të notonte përgjatë lumit me vajzën e tij.

Ai e bëri këtë dhe e la vajzën e tij në bregun e lumit para se të nisej për të marrë gruan e tij Tania Vanessa Avalos.

Por, ndërsa ai notonte, Valeria u frikësua dhe u hodh në ujë.

Ai u kthye dhe arriti të kap Valerian, por ata u zhdukën nga rryma.

Një kërkim u nis për Martinez dhe Valerian, por u pezullua të dielën pasi ra nata.

Trupat e tyre u zbuluan pranë Matamoros, Meksikë, anash nga Brownsville, Texas, disa qindra metra nga ku ata kishin provuar të kalonin dhe vetëm gjysmë milje nga një urë ndërkombëtare.

Rosa Ramirez tha se djali, nusja dhe mbesa u larguan nga El Salvador më 3 prill, duke kaluar dy muaj në një strehë në Tapachula, pranë kufirit me Meksikën me Guatemalën.

Ajo tha: “I lusja ata që të mos shkojnë, por ai donte të fitonte ca para për të ndërtuar një shtëpi”.