Avramopullos: Marrëveshja e Prespës është problematike

Eurokomisarët grekë, Dimitris Avramopullos dhe Korina Krecu, në 24 orët e fundit dolën me qëndrime të kundërta lidhur me debatin që për Marrëveshjen e Prespës dhe pritjet e saj zhvillohet në Parlamentin greke.
Avramopullos, si komisar për politikën emigruese në BE dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme në Greqi, deklaroi se “Marrëveshja e Prespës nuk është i ekuilibruar, dhe për këtë është edhe problematik”, ndërsa Krecu, si eurokomisare për zhvillimin rajonal, shpreson se Marrëveshja së shpejti do të zbatohet, transmeton agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, shkruan alsat-m.

“Është diçka tjetër përcaktimi gjeografik për të cilin të gjitha qeveritë pajtohemi, ndërsa tjetër është përcaktimi historik që po tentohet të arrihet përmes Marrëveshjes. Kombësia dhe gjuha nënkuptojnë ekzistencë kombëtare dhe japin mundësi për politikë irredentiste nacionaliste”, deklaroi Avramopullos.

Ai shtoi se qeveria në vend që t’i injorojë partitë, duket që të synojë drejt një konsensusi kombëtar para se të arrihet marrëveshje.