Avioni i Bill Clinton bën ulje emergjente

Avioni me të cilin udhëtonte ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton ka bërë një ulje emergjence në një zonë rurale në Tanzani. Piloti uli avionin afër një stacioni furnizimi me karburant në Dodoma, pasi një nga katër motorët ndaloi së punuari, raporton televizioni amerikan CBS, transmeton shekulli.Pas uljes së detyruar, mekanikët nisën punën për rregullimin e motorit që pati avari. Avioni po fluturonte nga Iranga, qytet në qendër të Tanzanisë për në Liqenin Manyara, në pjesën veriore të vendit. Klinton po viziton vende të lindjes së Afrikës për të parë nga afër projektet e financuara nga “Fondacioni Familja Klinton”.