ASH-Besa: Vendimi për ligjin, në kryesitë e partisë

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA tashmë nuk janë kategorik se nuk do ta mbështesin Ligjin për Prokurorinë, ashtu siç kishin deklaruar pak ditë më parë.

Remzi Memedi nga ASH thotë se dhënia ose jo e mbështetjes po shqyrtohet nga organet e partisë.

Ndërkohë , Abdush Demiri nga Lëvizja BESA thekson se ri konsiderojnë mbështetjen e këtij ligji në rast se përmes të të njëjtit nuk mundësohet drejtësi selektive.

Ndërsa, nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhit, thotë se hutia e krijuar rreth tekstit të Ligjit në fjalë, kur një version kaloi në Qeveri, por i njëjti në Kuvend u soll me disa ndryshime, tashmë është tejkaluar.

Këto qëndrime rreth Ligjit për Prokurorinë dhe temave të tjera aktuale në vend shpalosën në emisionin “Rruga Drejt” që transmetohet në ALSAT sonte në orën 20 e 40 minuta.