Arrestohet një burrë dhe një grua në Vlorë, mbollën kanabis në oborr

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për kultivim kanabisi. Policia e Vlorës ka arrestuar gjatë pasdites së sotme shtetasit Bujar Selmanaj 52 vjeç dhe H. Buza 57 vjeçe, banues në fshatin Babicë e Madhe.

Selmanajt iu gjetën dhe sekuestruan ne oborrin e banesës se tij 22 bimë narkotike, ndërsa 57 vjeçares Buza iu gjetën 137 bimë.

Gjithashtu gjate kontrollit në banesën e shtetases H. Buzi u gjet edhe një sasi marihuanë rreth 3 kilogramë që po përgatitej për treg.

Policia ka shoqëruar dhe dy shtetas të tjerë komshinj te shtetases H.B, si dhe është shoqëruar edhe kryeplaku i fshatit A.Y për t’u marre ne pyetje.

Policia e Vlorës gjatw ditës se sotme ka vijuar operacione edhe në zona tjera ku rezultatet pritet të bëhen në përfundim te operacionit.

Forcat e komisariatit të Vlorës u mbështetën në operacionet policore në terren nga specialistet e Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë Publike, misioni italian i monitorimit ajror dhe Drejtoria e Policisë Vlorë.