Arrestohet gazetari rus për tradhti shtetërore

Në Kiev është arrestuar gazetari rus i portalit RIA Novosti Ukraina Kiril Vishinski, nën dyshimet për tradhti shtetërore.

Ai është arrestuar para banesës së tij dhe njëkohësisht shërbimi i sigurisë së Ukrainës ka bastisur hapësirat e RIA Novosti Ukraina, transmeton KosovaPress.

Me këtë rast janë bastisur edhe banesat e gazetarëve të MIA Rusija sevodnja Ludmile Lisenka dhe shefit të përfaqësisë së agjencisë në Ukrainë Andrej Borodin.

Vishinski dyshohet për tradhti shtetërore dhe dënimi për këtë vepre penale është 15 vjet burg sipas ligjeve ukrainase.

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës pohon se Vishinski ishte marrë me aksione subversive në Krime dhe ka mbështetur republikën popullore të Donjeckut dhe republikën popullore Lugansk.

Moska zyrtare ka reaguar ndaj arrestimit, duke thënë se veprimi i Ukrainës është i papranueshëm.