Arrestohen sepse tentuan të shisnin për 400 mijë euro vajzën në Maqedoni

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona të cilët tentuan të shisnin në Maqedoni për 400 mijë euro një vajzë 24 vjeçare.

Në pranga ranë Mersin Myrtollari 50 vjeç dhe Urim Qazimaj 23 vjeç. Të dy këta persona kanë marrë me dhunë në banesë vajzën e inicialet V.SH, por janë ndaluar në kohë nga policia e Korçës.

Qëllimi i tyre ishte shfrytëzimi seksual i 24 vjeçares.

Materialet hetimore ndaj tyre i kaluan Prokurorisë së Korçës./Lapsi