Anija iraniane vazhdon lundrimin drejt Turqisë

Anija iraniane që po transporton naftë nëpër Detin Mesdhe është nisur drejt Turqisë pasi u lëshua nga autoritetet e Gjibraltarit. Lundrimin e saj e kanë kundërshtuar Shtetet e Bashkuara, të cilat dyshojnë se nafta do të dërgohet në Siri.

Ekuipazhi i anijes “Adrian Darya 1”, e ndërroi destinacionin në Sistemin e Identifikimit Automatik, duke e vendosur në të qytetin turk, Mesrin. Ekspertët thonë se ekuipazhi mund të vendos në këtë sistem çfarëdo destinacioni dhe të mos e dërgojnë anijen në atë vend.

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar urdhër për sekuestrimin e anijes dhe ua ka tërhequr vërejtjen shteteve të tjera që të mos e pranojnë atë në portet e tyre.

Marina Mbretërore Britanike e kishte sekuestruar këtë anije pranë brigjeve të Gjibraltarit më 4 korrik me arsyetimin se ajo po transportonte naftë drejt Sirisë në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër këtij shteti.

Ky veprim e kishte nxitur sekuestrimin e një anije britanike nga Irani në Gjirin Persik në shenjë hakmarrjeje për anijen iraniane. Këto veprime shkaktuan krizë diplomatike mes dy shteteve. Britania u kundërpërgjigj me dërgimin e një luftanije në Gjirin Persik për të ofruar më shumë mbrojtje për anijet tregtare, shkruan “The Guardian”