Alarmante: Zjarret masive i afrohen kompleksit bërthamor të Çernobilit

Komiteti për Siguri i Ukrainës ka alarmuar për gjendje emergjente për shkak të përshirjes nga zjarret rreth kompleksit nuklear të Çernobilit, ka njoftuar për opinionin Ministri i Brendshëm ukrainas, Arsen Avakov, raporton RT.

“Siguria e maleve që janë përfshirë nga zjarri rreth Çernobilit po përkeqësohet”, ka postuar në Facebook Avakov.

“Zjarri ia ka mësyre kompleksit nuklear të Çernobilit. Pyjet që po digjen nga zjarri po shpërndahen me anë të erës, duke krijuar një gjendje të rrezkishme nga zjarri masiv, i cili tashmë është vetëm 20km largë Çernobilit”, thuhet më tej në deklaratën e ministrit Avakov në Facebook, transmeton indeksonline.

Ekipet emergjente kanë marrur masat për të qenë në gadishmëri për çdo event të padëshirueshëm që do të mund të sjellte pasoja katastrofale.

Ndërkaq, vetë kryeministri ukrainas ka dalë në vendin e ngjarjes për të parë situatën, dhe ka thënë se tani për tani gjithcka është nën kontrollë, por ka shtuar se ky është zjarri më i madh që ka përfshirë Ukrainën prej vitesh në zona me rrezikshmëri të lartë, siç është zona nukleare e Çernobilit.