Afro 600 vdekje nga koronavirusi në Britani të Madhe

Në Mbretërinë e Bashkuar janë raportuar 115 vdekje të reja përbrenda 24-orësh.

Departamenti i Shëndetësisë, bën të ditur Sky News, ka raportuar se numri i të vdekurve në Britani të Madhe ka arritur në 578.

Ndërkaq, gjithsej në vend janë konfirmuar 11,658 raste, raporton i njëjti burim.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka premtuar se që nga java në vijim do fillojë të bëjë shpërndarjen e mbi tre milionë testeve nëpër shtëpitë e qytetarëve britanik.

Forma e testit do të bëhet nëpërmjet gjakut, rezultati i të cilit pritet të jepet më shpejt sesa që mendohet.

Që nga koha kur është shfaqur COVID-19, e deri më tani, janë raportuar mbi 500 mijë raste, 22 mijë të vdekur dhe mbi 100 mijë të shëruar.