A do të ketë leje për të dënuarit që festat ti kalojnë në shtëpi?

Zbardhet urdhri i kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Artur Zoto, i cili ndalon dhënien e lejeve shpërblyese për festa për të gjithë të dënuarit.

Në këtë urdhër, Zoto sqaron se nuk do të ketë leje nga 23 dhjetori deri në 5 janar. Edhe atyre të dënuarve të cilët kanë mundur të marrin para këtij urdhri një leje shpërblyese, do t’i shtyhet leja për në muajin janar.

Burime për Shqiptarja.com sqarojnë se ky vendim merret për të shmangur dhënien e lejeve abuzive për festa dhe korrupsionin në radhët e drejtuesve të IEVP-ve.

207316-467x620