50 vjeçarja rrëzohet nga 7 metra lartësi, në gjendje të rëndë

Një 50­vjeçare nga qyteti i Sarandës është rrëzuar aksidentalisht nga 7 metra lartësi, duke u plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Sarandës, teksa 50­vjeçarja Shega Kërci, ka rënë në një shesh të hapur për ndërtim. Kërci është dërguar me urgjencë në spital, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është transportuar me helikopter drejt Tiranës, për të marrë trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës.

Ndërkaq, policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen.