Xhaferi: Nëse ka marrëveshje në takimin e liderëve, seanca për shkarkimin e Janevës do të caktohet nesër

Në varësi nga rezultati i takimit të sotëm midis kryeministrit të LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskit, varet vazhdimi i komisionit dhe seancës plenare për Ligjin e Prokurorisë Publike, si dhe caktimi i seancës parlamentare për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva, por ajo duhet të shkarkohet më së voni deri më më 15 shtator.

Nëse ka një marrëveshje, seancat mund të planifikohen për nesër, thotë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili theksoi se afati i 15 shtatorit për shkarkimin e Janevës duhet të respektohet.

“Në orën 20.00 do të mbahet një takim i liderëve midis kryeministrit dhe kryetarit të opozitës këtu në Kuvend dhe në mënyrë procedurale duke pasur parasysh që ajo është paralajmëruar, si Kuvend mendoj që duhet tu jepet mundësi liderëve për të arritur zgjidhje përfundimtare të pranueshme për të gjitha palët dhe në këtë kontekst do të jetë rezultat i angazhimit për seancën. Në çdo rast, ne do të presim që bisedimet të mbarojnë, ndërsa nga nesër nuk do të ketë asnjë mosmarrëveshje në asnjë moment për të mbajtur një takim për të shkarkuar Janevën”, tha Xhaferi.

Pas mbajtjes së seancës së Komisionit në të cilën u miratua propozim vendimi për shkarkimin e prokurores speciale Katcia Janeva, e cila është në paraburgim për rastin “Haraçi”, Xhaferi ka dërguar kërkesë formale deri tek nga katër partitë kryesore LSDM, OBRM-PDUKM-, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët që në mënyrë të shkruar nëpërmes një letre të japin pajtueshmëri për shkarkimin e Janevës, sipas ligjit