​Putin: Kim fitoi raundin e fundit ndaj Perëndimit

Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u tregua “i zgjuar dhe i pjekur” dhe fitoi raundin e fundit me Perëndimin, në programin e tij bërthamor dhe raketor.

“Unë mendoj se Kim Jong Un ka fituar këtë raund, ka përfunduar detyrën e tij strategjike, ka armë bërthamore, ka raketa që arrin deri në 13.000 kilometra dhe mund të arrijë çdo pikë në botë”, tha Putin, raporton Reuters.