​Konfirmohen 1.128 raste të reja me koronavirus në Zvicër

Zvicrra ka pasur në 24 orët e fundit rritje enorme të rasteve me koronavirus.

Numri i personave të infektuar në Zvicër është rritur për 1.128 në 24 orët e kaluara, me 54 persona të vdekur, tha sot agjencia e shëndetësisë së këtij vendi.

Aktualisht në Zvicër, 18.267 njerëz janë pozitivë me koronavirus, prej tyre 432 kanë vdekur.