​BE bën thirrje për përfundim paqësor të tensioneve me Korenë Veriore

Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur sot shqetësimin për shkak të tensioneve me Korenë Veriore dhe se situata mund të zgjidhet vetëm përmes rrugës paqësore.

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini, Katrin Ray tha se zhvillimi i ngjarjeve është duke e shqetësuar në masë të madhe Bashkimin Evropian, transmeton AP.