Zyrtarizohet koncepti Aircross nga Citroën (Foto)

Pas paralajmërimeve me fotografi dhe video, Citroëni ka prezantuar konceptin e ri Aircross që do të shfaqet në panairin e automobilave që do të mbahet në Shangai.

Edhe pse është më i gjatë se modeli C4 Cactus, Aircross ka një dizajn të ngjashëm me të, por mund të thuhet se koncepti i ri është i madh aq sa Land Rover Discovery Sport.
Koncepti është plug-in hibrid dhe ka kapacitet 313 kuaj fuqi dhe motorin 1.6 litra, transmeton koha.net.

Me këtë fuqi, Aircross shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e siguron për vetëm 4.5 sekondash.
Interieri është i thjeshtë dhe dominohet nga dy ekrane të mëdha prej 12-inç, zmadhues dhe një mikrofon për të bërë muhabet më mirë.