Zuckerberg: Facebooku është në garë me Rusinë

Drejtori ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ka thënë para senatorëve amerikanë se kompania e tij është në një betejë të vazhdueshme me operatorët rusë, të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë rrjetin social.

“Kjo është një garë e armëve. Ata do të vazhdojnë që të përmirësohen”, u shpreh ai.

Zuckerberg po përgjigjej në valën e skandalit të mbledhjes së të dhënave private të përdoruesve nga ky rrjet.

Ai po ashtu bëri të ditur se Robert Mueller, avokat i veçantë për atë që besohet të jetë ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, ka intervistuar pjesë të stafit të Facebookut.

Zuckerbergu mohoi të jetë njëri nga të intervistuarit.

Në muajin shkurt, zyra e Mueller akuzoi 12 rusë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerkane, së bashku me tri kompani ruse.

“Ka njerëz në Rusi, puna e të cilëve është të provojnë që të shfrytëzojnë apo shkatërrojnë sistemin tonë, si dhe sistemet e tjera të internetit. Ne duhet të investojmë që të bëhemi më të mirë në këtë pikë”, tha shefi i Facebookut.

Ai doli para senatit amerikan, pasi në javët e fundit u zbulua skandali që lejoi rrjedhjen e të dhënave personale të rreth 87 milionë përdoruesve.