Xiaomi do të prezantojë katër telefona të rinj Mi deri në fund të këtij viti

Xiaomi prezantoi në muajin janar dy fabletë të cilësisë së lartë, Mi Note dhe Mi Note Pro. Fableti Mi Note doli në treg pas disa ditësh, ndërsa Mi Note Pro do të dalë në treg më 12 maj. Kompania po merret me krijimin e disa pajisjeve të reja të serisë M1. GSMArena bën të ditur se Xiaomi do të prezantojë katër telefona të rinj Mi deri në fund të këtij viti.

Xiaomi Mi 4S pritet të prezantohet në muajin qershor. Ai do të ketë ekran 5 inç me rezolucion 1080 pikselë, procesorin Qualcomm Snapdragon 810 MSM8994, kamerë të pasme 13 megapikselë me stabilizuesin optik të imazheve dhe kamerë ballore 5 megapikselë.

Xiaomi Redmi Note 2 do të ketë ekran 5.5 inç HD, procesorin Qualcomm Snapdragon 410 MSM8919, kamerë të pasme 13 megapikselë dhe kamerë ballore 5 megapikselë, shkruan krokodili.com

Telefoni i tretë do të jetë Xiaomi Redmi Note 2 Pro, i cili do të ketë ekran 5 inç me rezolucion 1080 pikselë dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 615. Specifikat e tjera nuk janë bërë të ditura akoma.

Telefoni i fundit, Xiaomi Mi 5, do të ketë ekran 5.2 inç QHD, procesorin Qualcomm Snapdragon 820 dhe kamerë 20.2 megapikselë. Ky telefon do të prezantohet në muajin tetor.