Volvo shtyn daljen në bursa për shkak të tensioneve tregtare

Drejtori ekzekutiv i kompanisë suedeze të automobilave Volvo, në pronësi të Gili të Kinës, tha sot se “nuk është momenti i duhur” për ofertën publike fillestare të aksioneve të kompanisë.

Si arsye për një vendim të tillë, Hakan Samuelson përmendi “përshkallëzimin e luftës tregtare, tarifave dhe luhatjeve të tregut”.