Virusi i ri që vetë-shkatërrohet bashkë me kompjuterin po tmerron ekspertët e sigurisë

Kur shfaqet një virus i ri, ekspertët e sigurisë përdorin mjetet dhe softuerin për të analizuar dhe mësuar se si funksionon ai, ndërsa një virus i ri po tmerron ekspertët, pasi ai vetë-shkatërrohet bashkë me kompjuterin nëse zbulohet nga antivirusi.

Ekspertët e sigurisë tek Cisco kanë zbuluar një virus të ri, i quajtur Rombertik, i cili shmang verifikimin dhe zbulimin e tij nga antivirusi duke fshirë të dhënat e rëndësishme në skedarin e sistemit Windows, i quajtur Master Boot Record (MBR), dhe bën që kompjuteri të startojë gjatë gjithë kohës. Virusi shkatërron gjithashtu mjetet e ekspertëve duke shkruar mbi 960 milionë herë një bajt të dhënash të rastësishme në memorien e sistemit.

Graham Cluley, ekspert i sigurisë, u shpreh se viruset shkatërruese si Rombertik janë të rrallë, “sepse viruset e ditëve të sotme nuk duan të tërheqin vëmendje, dhe nëse e bëjnë është që të vjedhin informacione për një kohë të gjatë.”

Sapo hyn në kompjuter, Rombertik vjedh fshehurazi të dhënat personale të përdoruesit, që i ka shkuar në ndonjë uebsajt, dhe i dërgon ata tek një pirat kibernetikë./Krokodili.com/