Viber, tani edhe në kompjuter

Aplikacioni për mesazhe dhe thirrje me video, Viber, është tani në dispozicion edhe në kompjuterët që operojnë me sistemin operativ Chrome OS. Për të shkarkuar këtë aplikacion, duhet të klikoni tek Chrome Web Store nga Chromebook-u juaj.

Për ata që nuk e dinë, Viber është një aplikacion që ju lejon të dërgoni mesazhe dhe të bëni thirrje me video nëpërmjet internetit. Ai është një aplikacion universal që mund ta gjeni në pajisjet iOS, Android Windows Phone, Windows 8, OS X, BlackBerry, madje edhe tek telefonat që operojnë me sistemin e vjetër Nokia Symbian. Tani ky aplikacion do të përdoret edhe në kompjuter.

Disa nga veçoritë që ofron Viber janë:

  • Mund të dërgoni mesazhe tekst tek miqtë
  • Mund të bëni thirrje me audio dhe video me kualitet të lartë të zërit
  • Mund të shpërndani foto, mesazhe me video, mesazhe zanore, vendndodhje, ikona
  • Mund të shkruani mesazhe në grup deri në 100 veta
  • Mund të ndiqni bisedat publike
  • Mund të kontaktoni miq në të gjithë botën
  • Ofron mbështetje për aplikacionin Viber Desktop në pajisjet Windows dhe Mac.