Veturat me dizel nga shkurti ndalohen edhe në Frankfurt

Frankfurti, qendra financiare e Gjermanisë, do të duhet të vendosë ndalimin e ngasjes së makinave të vjetra me naftë në qendër të qytetit si pjesë e një plani për të përmirësuar cilësinë e ajrit që nga shkurti i ardhshëm, vendosi gjykata administrative shtetërore.

Gjykata në Wiesbaden mori këtë vendim në një procedurë të iniciuar nga Grupi i Mbrojtjes së Mjedisit Deutsche Umweltthilfe (DUH) pas një vendimi thelbësor të Gjykatës Federale Gjermane Administrative të shkurtit 2018, e cila “hapi derën” për ndalimin e motorëve të naftës në qendër të qytetit.