Vendimi i papritur i Facebook-ut, pasi tërmeti goditi Shqipërinë

Pas tërmetit në Shqipëri, Facebook krijoi një grup ku i kërkonte përdoruesve të tregonin nëse janë të sigurtë.

 Butonat që ofrohen janë “I’m safe” (Jam i sigurtë) dhe “Doesn’t Apply to Me” (Mos e apliko tek unë).

Shumë përdorues nuk kanë hezituar që të thonë se janë në gjendje të mirë shëndetësore, por ka edhe të tjerë që nuk i kanë dhënë rëndësi.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë është regjistruar dje 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit.