Vëllai i Pablo Escobar i bën konkurrencë ‘Apple’ me lansim të telefonit të ri

Roberto Escobar, vëllai i mbretit të drogës Pablo Escobar, ka zbuluar një telefon të ri.

Vëllai i Pablos, ka hapur një luftë kundër kompanisë Apple me telefon të ri të mençur.

Roberto ka zbuluar telefonin e ri i cili paloset me një çmim të arsyeshëm rreth 349 dollarë, me ekrane 7.8 inç, i cili kthehet në një tablet dhe thuhet se është i pathyeshëm, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Ai ka premtuar se ata që porosisin telefonin do t’iu dërgohet falas në të gjithë botën.

Shikoni videon më poshtë ku prezsntohet telefoni nga Robert Escobar.