Model shumë i përshtatshëm për vozitje urbane, me komoditet të lartë

Kur e lansoi gjeneratën e parë të RAV4 më 1994, Toyota befasoi të gjithë me një crossover shumë të këndshëm

Tani që ky model i ka kaluar katër gjenerata, ka pësuar ndryshime të dukshme, që vazhdojnë të jenë moderne dhe në nivelin e makinave të kohës.

“Veturë e vogël për pasagjerë, që ka dizajn dhe përmasa të përshtatshme”, është përshkruar kjo makinë, e dedikuar më shumë për ambiente urbane.

Gjatësia prej 3.9 metrash, e bën këtë makinë të jetë e njëjtë me Hyundai Venue dhe Ford EcoSport.

Teknologjia e Toyota RAV4 është e lartë, derisa në brendi e ka motorin me 1.0 litër që prodhon 97 kuaj fuqi.