Toyota investon në Uber gjysmë miliardë dollarë

Kompania japoneze Toyota planifikon të investojë 500 milionë dollarë në Uber dhe kështu të zgjerojë partneritetin e tyre për të zhvilluar së bashku automjete autonome.

Nga kompania japoneze thonë se partneriteti përfshinte “prodhimin në masë” e automjeteve autonome që më pas do të vendoset në rrjetin Uber.

Analistët besojnë se kjo është një mënyrë për të dy kompanitë që të arrijnë konkurrentët e tyre në tregun e automjeteve autonome.

Kjo marrëveshje mes Toyota dhe Uber vlerëson vlerën e Uber në rreth 72 miliardë dollarë, pavarësisht faktit se kompania po regjistron humbjet.

Sipas një njoftimi të përbashkët të kompanisë, teknologjia për automjete autonome nga të dyja kompanitë do të integrohet në automjetet e dedikuara për Toyota. Flota e tyre do të bazohet në modelin Toyota Sienna Minivan dhe testet fillestare pritet të fillojnë në 2021.