TikTok kopjon Instagramin, ja çfarë ka bërë kësaj radhe

Dizajni i ri i TikTok-ut është shumë i ngjashëm me Instagramin.

TikTok është akuzuar për kopjimin e rivalit më të madh. Një dizajn i ri i profilit nga aplikacioni kinez duket shumë i ngjashëm me Instagramin, raporton “The Sun”.

TikTok është aplikacioni që përdoret nga 1.5 bilion njerëz dhe është aplikacioni më i përdorur në dekadën e fundit.

Taylor Lorez shkroi një ‘cicërimë’ të hënën, duke thënë se duket që TikTok është duke ridizajnuar profilin e tij, që duket i ngjashëm me Instagramin.