Tesla Model S bie në testin e frenimit automatik

Frenimi urgjent automatik po bëhet pjesë e sigurisë së automobilave modernë dhe është i obligueshëm si pjesë e sigurisë së makinave.

Menaxhmenti i Luksemburgut për testim dhe standardizim (ILNAS) ka testuar automobilat Tesla Model S dhe Volvo S90 para prezantuesve të mediave.

Por, pavarësisht emrit të teknologjisë së lartë, Model S nuk e kaloi testin, por gjatë shpejtësisë 30 km/h goditi në pengesë.

Nga ana tjetër, S90 arriti me sukses të ndalet me kohë gjatë shpejtësisë 60 km/h.  Përfaqësuesit e Tesla nuk kanë konfirmuar nëse testi është valid dhe i saktë, pasi ILNAS nuk ka ndarë detajet me kompaninë amerikane.

Në testet amerikane për autostradë, Tesla në vitet 2016 dhe 2017 mori vlerësimin “superior”.

Më herët gjatë këtij viti, Tesla Model 3 mori të njëjtin vlerësim nga IIHS.