Telefoni 5G më i hollë në botë vjen nga një emër jo shumë i njohur

Një pajisje kaq e hollë vështirë të ketë një kamër me mekanizmin pop-up por në foto nuk duke fare një e tillë.

Oppo prezantoi një telefon të ri, Reno3 Pro 5G i cili ndjek traditën e telefonëve të super të hollë. Me vetëm 7.7mm trashësi, mund të jetë telefoni 5G më i hollë në botë.

Gjithashtu ka një xham të lakuar drejt anëve të tij dhe virtualisht asnjë kornizë në krye dhe fund.

Një pajisje kaq e hollë vështirë të ketë një kamër me mekanizmin pop-up por në foto nuk duke fare një e tillë. Megjithatë imazhi është prerë disi në skajin e majtë lartë ku edhe mund të fshihet një kamër “punch-hole” të ngjashme me Galaxy S10.

Telefoni do të shitet në Evropë falë partneritetit të Oppo me kompani si EE, Swisscom dhe të tjerë. Për çmimin e disponueshmërinë nuk ka informacion.