Sony shet mbi 1 milion pajisje PlayStation VR

Sony kishte lansuar pajisjen PlayStation VR në tetor të vitit të kaluar, si shtesë për PlayStation 4 dhe shitja e kësaj pajisjeje deri më sot ka kaluar mbi një milion njësi, ndërsa kompania këtë sukses e quajti “fillim të mbarë”, transmeton KosovaPress.

Në raportin financiar, kompania ka ofruar informacione për shitjen e harduerit. PlayStation 4 deri më tash është shitur në më shumë se 60 milionë njësi, ndërsa që nga nëntori çdo e pesta pajisje është PlayStation 4 Pro.

Sony ka shitur më shumë pajisje VR se sa rivalët HTC Vive dhe Oculus Rift dhe kompania japoneze pritet të publikojë plane të reja lidhur me pajisjet VR në panairin E3, i cili mbahet javën e ardhshme.