Si ta shmangni versionin e ri të ‘Iphone’, IOS 13- nëse nuk e dëshironi

Nëse shqetësoheni për për versionin e ri të ‘iOS 13″ nuk keni pse ta bëni “update.”

Një ‘update’ të versionit të ri të “iPhone” është gjithmonë emocionues, dhe iOS 13 ka premtuar shumë gjëra të ndryshme, duke përfshirë kështu opsionin universal “dark mode” dhe një kamerë më të përmirësuar.

 

Megjithatë, në analizën e raportuar nga “The Verge” kanë gjetur se ky sistem i ri operativ përmban edhe shumë probleme tjera, duke përfshire probleme me aplikacione (bllokim), disa prej pajisjeve shtëpiake të lidhura me të nuk do të punojnë dhe të tjera.

 

Nëse jeni person që doni të shihni këto ndryshime, atëherë merrni sistemin e ri operativ. Por, për ju të tjerët të cilët nuk dëshironi të përballeni me këto ndryshime dhe ndoshta edhe probleme atëherë këtu gjeni mënyrën se si ta shmangni këtë version të ri.