Me shfaqjen e pjesës së përparme, është bërë e ditur se Cadillac Escalade do të prezantohet në tërësi gjatë Oscars

Kanë mbetur edhe dy janë, kur Cadillac do ta shfaqë Escalade të ri, andaj çdo ditë e më shumë, do jemi të informuar lidhur me këtë veturë.

Derisa më herët, ishte shfaqur pjesa e përparme e kabinës, por e mbuluar me shtresa të mëdha kamuflazhi, këtë herë u tregua një pjesë e anës së përparme të makinës. Në imazhet e shpërndara, vërehet grilli gjigant që duket se është ri dizajnuar, si dhe përfundime e mbrojtëseve anësore dhe asgjë tjetër.

Për dallim nga modeli i tanishëm, dritat janë pozicionuar në mënyrë vertikale, njëjtë sikur te Cadillac XT6, ndërsa kishte edhe drita LED të vendosura vertikalisht. Aktori Spike Lee ka qenë duke filmuar para makinës, andaj i shihet vetëm një pjesë, ndërsa mbesin të fshehta detajet tjera.

Të gjitha të dhënat rreth kësaj makine, do t’i mësojmë më katër shkurt, kur zhvillohet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve Oscars, ndërsa nuk dihet nëse ky Cadillac shfaqet si reklama apo është pjesë e ceremonisë.

Kohëve të fundit, në këtë aktivitet artistik, shumë prodhues të njohur kanë zgjeshur t’i prezantojnë veturat e tyre, sepse konsiderojnë se është një promovim shumë i mirë.