Shfaqet duke u testuar në mot të ftohtë, Porsche 718 pa ndryshime të mëdha në pjesën e jashtme

Brendia e kësaj makine, motori i kësaj makine pritet të jetë më i fuqishëm se ai që ndodhet në modelin e fundit

Në imazhet e realizuara nga reporterët që kërkojnë vetura të reja, është parë Porsche 718 Cayman, derisa po testohej në mot të ftohtë, në një rrugë me borë.

Kjo makinë është shfaqur pa asnjë shtresë kamuflazhi dhe shihet nga afër dukja që ka, e cila në pjesën e jashtme nuk ka ndryshime të mëdha.

Versioni i ri, është vetëm një përditësim, derisa të përgatitet modeli tërësisht i ri. Por, ndryshimet mund të jenë në brendi, ku mund të ketë motorin me gjashtë cilindra, sikurse Porsche 718 Boxter.

Nëpërmjet këtij motori me 2.5 litra, i mundësohet që të prodhojë deri në 365 kuaj fuqi, duke e bërë shumë më të shkathtë.

Derisa, në sistemin e ofertave për konfigurim të Porsche, është larguar mundësia e konfigurimit me 718 GTS, ndërsa mundësohet vetëm me 718, S, T, GT4 dhe Spyder.

Shpejtësia që do të arrijë Porsche 718 Cayman i ri, pritet të jetë shumë më e lartë se e modelit të tanishëm si dhe të ofrojë vozitje shumë më të mirë.