Shfaqen problemet e para tek Apple Watch

Ora Apple Watch më në fund ka arritur në kyçin e dorës së blerësve. Porositjet për këtë orë inteligjente kanë nisur që në fillim të këtij muaji, dhe vetëm javës që shkoi blerësit arritën të merrnin njësitë e porositura.

Por, siç ndodh me çdo pajisje që hidhet në treg, edhe Apple Watch nuk i ka shpëtuar ankesave të përdoruesve. Disa përdorues të Apple Watch janë ankuar se versioni prej çeliku të pandryshkshëm gërvishtet shumë lehtë tek anësoret. Në disa raste, gërvishtjet janë shfaqur vetëm pas pak orësh pasi pajisja është vënë në përdorim.

Ata që kanë blerë modelin e cilësisë së lartë të Apple Watch Sport, nuk kanë hasur probleme të tilla, dhe kjo falë lustrës që mbulon çdo gërvishtje që shfaqet në alumin, transmeton krokodili.com

Apple ofron mbështetjen Apple Care për pajisjen. Plani i mbrojtjes duhet të blihet në të njëjtën kohë me pajisjen Apple Watch. Apple Care+ ofron garanci dy vjeçare dhe rregullim të dy dëmtimeve për Apple Watch Sport dhe modelet Apple Watch. Çmimet janë 59 dollarë dhe 79 dollarë, respektivisht. Për modelet Apple Watch Edition, Apple Care+ ofron garanci 3 vjeçare për shërbime teknike dhe dy rregullime të dëmtimeve. Çmimi është 999 dollarë. Çmimi mund t’ju duket shumë i lartë, megjithatë duhet të kujtoni se çmimi i këtyre versioneve fillon nga 10,000 dollarë.

Apple-Watch1 Apple-Watch2 Apple-Watch3