Shfaqen konceptet e para të dizajnit të Samsung Galaxy S11 (VIDEO)

Pas disa thashethemeve, tani janë shfaqur disa imazhe të koncepteve për Samsung Galaxy S11.

Konceptet na tregojnë se si mund të duket pajisja, por ato gjithashtu zbulojnë se disa veçori mund të zhduken përfundimisht.

Ende duhen disa muaj për lansimin zyrtar të Samsung Galaxy S11.

Tashmë kanë qarkulluar thashetheme të shumta në lidhje me kamerën e pajisjes, ekranin, madje edhe informacione mbi aftësitë e baterisë në variantin 5G.

Megjithatë, për herë të parë, tani janë zbuluar konceptet se si mund të duket pajisja, falë disa dizajneve të publikuara nga OnLeaks.

Ne shohim që kamera do të largohet nga qendra e pajisjes dhe do të vendoset anash, ashtu si në Google Pixel 4 ose iPhone 11.

Siç duket, porti i kufjeve do të largohet.

Kjo pajisje mund të ketë masa prej 161.9 x 73.7 x 7.8 mm me një trup të trashë prej 8.9 mm.

Brenda duhet të gjejmë një procesor Exynos 990 ose një Snapdragon 865, por do të duhet të presim për konfirmim.