Santa rikthen modën e viteve 70-të; ja si t’i vishni fustanet e shkurtër mbi gju me prerje trapezi

Javën e kaluar Santa veshi fustane të gjatë nga e hëna në të premte, dhe të vendosnim për temën e javës pasardhëse nuk ishte aspak e vështirë! Vetëm një veshje na vinte ndërmend : Fustanet e shkurtër ! Modeli i viteve ‘70 frymëzuar nga Jackie Kennedy është ndër të preferuarit e editores së modës! Copat e plota, xhepat, prerja trapez dhe të gjitha detajet e këtyre fustaneve i bëjnë këto të fundit një MUST në garderobën e femrës ! Shfletoni galerinë e mëposhtme për t’u frymëzuar nga stili i Santës !

ehenaaa

E Hëna: Veshja e së hënës mund të jetë ajo që merr vëmendjen më të madhe! Pas ditës pushim duket se gjithkush ka pak më shumë kohë për t’i kushtuar veshjes! Fustani i së hënës është një copë delikate me forma gjeometrike, prerje e derdhur me ngjyra të gjalla! Duke mos dashur të dalë nga nuancat e lejlasë, Santa zgjodhi një xhaketë lëkure ngjyrë shampanjë në rozë! Çanta e purpurt dhe këpucët në të njëjtën ngjyrë janë në harmoni me njëra-tjetrën duke krijuar një outfit kaq të këndshëm për syrin!

emartaaa

E Marta: Fustani i shkurtër me forma abstrakte është një ndër të preferuarit e Santës! Copë e plotë, ngjyra të gjalla, gjatësi perfekte …Këtë fustan mund ta vishni në gjithfarë mënyrash, por në zyrë editorja e modës e kombinon thjeshtë për të mos e rënduar ! Çanta që shkon me ngjyrat e fustanit, këpucët po ashtu plotësojnë më së miri outfitin.

emerkuara

Fustani i qepur: Nëse ky fustan ishte dashuri me shikim të parë për ju, kemi lajme të mira ! Santa e ka qepur tek Anisa Collection! Duararta Anisa personalizon çfarëdolloj cope që ju t’i çoni! Deshira e Santës ishte teë kishte një fustan mbi gju me prerje trapezi, klasike e viteve ‘70, me disa miushë ! Duke pasur gjurmë të nuancave rozë, ajo zgjodhi edhe këpucët në të njëjtën ngjyrë!

enejret

E Enjtja: Ngjyra mustardë është një ndër nuancat më të bukura të vjeshtës ! Ndonëse fustani i Santës ka vetëm një fileto të tillë, ajo e përforcoi duke zgjedhur një palë këpucë me taka në këtë ngjyrë ! Fustani ka prerje të drejte dhe rri i lirshëm në trup !

eprmer

E Premte ”Gingham style” : Coha Gingham thuhet se e ka origjinën nga një qytet i Britanisë në Guingamp, por pas filmit ”Magjistari i Ozit” kjo copë u komercializua dhe veshi miliona femra në botë! Santa u frymëzua pikerisht nga ky stil për të ardhur të premten në punë si një çupëlinë! Fjongoja e lidhur në flokë, çanta e kuqe dhe qendismat e fustanit mbi gju ishin detajet që plotësonin më së miri këtë!