Samsung përgatit edhe Galaxy A8 me super-specifika

Muajin e kaluar ishte thënë se Samsung ka aplikuar për marka të reja tregtare për modelet e reja të telefonave të saj, përkatësisht modelet Galaxy A6, A8 dhe A9.
Kjo lë të kuptohet se Samsung është duke synuar që ta zgjerojë linjën e saj të telefonave Galaxy A që vijnë me trup të metaltë, edhe me disa modele të reja.

Dhe sipas burimeve të Sammobile thuhet se Galaxy A8 është në zhvillim e sipër, dhe për më shumë, dihen edhe specifikat e këtij telefoni të ri të Samsung.

Sipas burimit tonë, Galaxy A8 (SM-A800F) është vendosur të jetë një version i telefonit i dedikuar për tregun kinez, edhe pse kjo ende nuk është vendosur dhe do të mund të ndryshojë si strategji në të ardhmen.

Në aspektin e performancës dhe karakteristikave, Galaxy A8 duket se do të jetë modeli më i mirë mesatar i Samsung deri më sot, që ndër të tjera do ta ofrojë edhe kamerën e pasme me 16MP.

Në pjesën e përparme thuhet se Galaxy A8 do të ofrojë kamerën me 5MP, ndërsa A8 besohet se do të jetë modeli më i madh i linjës, me ekranin prej 5.7 inç në Full HD Super AMOLED, transmeton telegrafi,

Për më shumë, Galaxy A8 do të jetë edhe tejet i hollë sepse dimensionet e tij thuhet se janë 157.7×76.7×5.9 mm), në peshën prej 140 gramëve.

Procesori i Galaxy A8 pritet të jetë 64-bit octa-core Snapdragon 615 me 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, bateri të madhe me 3,050 mAh dhe Android 5.0.1.